Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit pritet të zhvillojnë bisedime, në atë që mund të jetë takimi i parë i këtij niveli pas më shumë se tre dekadash.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump theksoi përpjekjet për të ulur tensionet mes dy vendeve.
“Po përpiqem të krijoj pak hapësirë për të marrë frymë midis Izraelit dhe Libanit. Ka kaluar shumë kohë që kur dy udhëheqësit kanë folur, rreth 34 vjet. Do të ndodhë nesër. Bukur!”, shkroi ai.
Ndërkohë ministri i jashtëm i Iranit tha se Teherani mbetet i përkushtuar për të promovuar paqen pas takimit me shefin e ushtrisë së Pakistanit.
