Në Tiranë u zhvillua një takim me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe juristë shqiptarë me banim jashtë vendit, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të punimeve të Samitit të IV të Diasporës.

Ky takim i organizuar nga shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanikë (BALA), në bashkëpunim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, kishte në fokus reformën në drejtësi. Pjesëmarrës në këtë bashkëbisedim ishin Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i cili mirëpriti dhe drejtues të lartë të Drejtësisë si Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, si dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua mbi përfshirjen e juristëve shqiptarë të diasporës në zhvillimet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb