Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë që i kanë dalë atij kundër, duke mbështetur protestat. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama sulmon të vetët që i kanë dalë kundër, duke i cilësuar si ‘shpirtra të humbur’, ndërsa i sfidoi që t’i propozonin drafte për ‘Shqipërinë e re’. Elisa Spiropali, Ditmir Bushati, Arta Dade, Valentina Leskaj dhe Arben Malaj janë shprehur në mbështetje të protestave dhe i kanë kërkuar kryeministrit të dëgjojë protestuesit.

 

“Të ngrihen dhe të flasin për pensionet! U ngrit diaspora? Ua! U mblodhën profesorët! Ky element është pakënaqësia e pritshmërive. Në këtë vend pritshmëritë janë më të larta dhe pakënaqësia e pritshmërive është diçka jo e lehtë për t’u administruar. Ajo që na takon është që ne të vazhdojmë planet tona. Planet tona janë në tryezë. Ka dhe intelektual të familjes sonë politike që karta e BE është e lodhur. Është dhe shprehje e faktit që; Edhe Edi Rama…me këtë kartën e BE, që është e lodhur…ka diçka që… Të gjithë ata që kanë studiuar me pasion kartat e mia, i keni te sheshi i xhirimit. Kush nuk do që të shkojë te sheshi i xhirimit të rrijë këtu në PS dhe të shoh që unë nuk kam karta të mia xhirimi.

Ah është dhe një thirrje për një marrëveshje të re, Shqipëri të re. Ka dhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re. Fare ….Të ma shkruajnë draftin për Shqipërinë e re dhe të ma sjellin. Një nga ata që flet për draft është Fatosi. Nëse ai është një flamingo që fluturon lart…. Do të sulmohemi por….Nuk jam i zgjedhur për të qenë i pëlqyer. Se më ka ikur ajo kohë. Më njeh Erioni mirë. Edhe kopertinën e Zëri të Popullit, e zgjodhi me kujdes qe të isha i pëlqyer.
Le të vijojnë sirenat atë punë kanë, ne kemi një punë tjetër. Mos u çudisni që në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na ndalin kundër. Ne kemi fakte sa të duash. Jemi në një kohë kur falë algoritmit dhe botës pa kufij.”, tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: