Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për gjyqtarët shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Një skuadër arbitresh nga Shqipëria është caktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen Danimarkë – Itali, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për vajza.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore e këtij takimi, ndërsa asistente do të jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu. Rolin e gjyqtares së katërt do ta mbajë Kejsi Tafili.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në Kopenhagen, duke konfirmuar edhe një herë besimin që institucionet ndërkombëtare të futbollit kanë ndaj arbitrimit shqiptar. Ky është një tjetër tregues i progresit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve shqiptarë në kompeticionet ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb