Meksika është skuadra e parë që kualifikohet në raundin tjetër të Botërorit falë fitores kundër Koresë së Jugut. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Romo në minutën e 50′ duke ngritur peshë zemrat e tifozëve meksikanë. Pavarësisht tentativave për të pasur gola të tjera, sfida në Estadio Akron u mbyll me shifrat 1-0.

Rikujtojmë që Meksika mposhti Afrikën 2-0 në ndeshjen që hapi këtë turne dhe falë 6 pikëve të plota do të luajë në raundin tjetër të Kupës së Botës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: