Xhekson Kenio është një nga lojtarët që sjell kujtime të bukura tek Egnatia. Braziliani mbante shiritin e kapitenit, ndërsa Istanbulspor e bleu për rreth 400 mijë euro në verën e vitit 2023.
26-vjeçari është bërë me ekip të ri. Rustavi që sapo është ngjitur në elitën e futbollit gjeorgjian, prezantoi ish-lojtarin e Egnatias.
Karriera e Xhekson ka qenë në rënie prej kohësh. Kujtojmë se këtë sezon numëron vetëm dy paraqitje, që u regjistruan pikërisht me Audën në raundin e parë të Ligës së Konferencës.
Kjo është hera e parë që do të luajë në Gjeorgi. Dhe bie në sy se Rustavi ka preferuar disa lojtarë brazilianë për sezonin e ri.
