Herve Renard nuk është më në krye të Arabisë Saudite. Trajneri francez tha për mediat se është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i kësaj kombëtarje, pikërisht dy muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026.

“Po, jam shkarkuar nga drejtimi i Arabisë Saudite. Ky është futbolli. Përfaqësuesja kombëtare është kualifikuar në Botër për shtatë herë, dy herë kanë qenë me mua. Dhe jam i vetmi trajner që udhëhoqa ekipin në kualifikuese dhe Botëror për edicionin 2022. Kjo do të mbetet si burim krenarie për mua”,- theksoi ai.

Renard, 57 vjeç, u rikthye për një periudhë të dytë si trajner i Arabisë Saudite në fund të vitit 2024, pasi i kishte udhëhequr ata në Kupën e Botës në Katar, ku nuk mund të lihet pa përmendur fitorja ndaj Argjentinës, me këta të fundit që më pas fituan kompeticionin.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: