Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Arabinë Saudite, ku pritet të takohet me Princin e Kurorës Saudite Mohammed Bin Salman.
“Sot do të punojmë për marrëveshje me Arabinë Saudite në fushat e sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës. Është e rëndësishme që forcimi të jetë i ndërsjellë. Vlerësoj bashkëpunimin e rëndësishëm midis vendeve tona”, ka thënë presidenti ukrainas.
Kujtojmë se më herët Bashkimi Evropian miratoi zyrtarisht një kredi të premtuar për të ndihmuar Ukrainën në shumën prej 90 miliardë eurosh.
