Përplasjet Spiropali-Rama/ Berisha: U shpall “armike” se nuk mbrojti vjedhjet e Ballukut dhe kryeministrit. Arsyeja tjetër… (VIDEO)
18 Prill, 2026 12:50
Madhësia e tekstit:
Kreu i PD, Sali Berisha ka analizuar sipas tij arsyet se përse kanë ndodhur përplasjet brenda PS, mes ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali dhe kryeministrit Edi Rama.
Lideri i opozitës tha se “molla e sherri” janë vjedhjet e kryera nga kreu i qeverisë dhe Belinda Balluku, akte të cilat Spiropali nuk i mbrojti.
“Janë gjithçka në partinë e krimit bazohet në krim, Marrëdhënie krimi janë marrëdhëniet e tyre. Elisa u shpall armike për dy arsye madhore.
Së pari, nuk mbrojti vjedhjet e Ramës dhe Ballukut.
Së dyti ajo firmosi Bordin e Paqes që Rama nuk e firmosi dot. Në këtë mënyrë të ardhme ajo nuk mund të kishte”, u shpreh ai.