Mbrëmje e madhe për Manchester United, që merr një fitore të çmuar 1-0 në transfertë ndaj Chelsea, duke forcuar pozitat në zonën Champions.
Janë vendasit që nisin më mirë takimin dhe i afrohen golit që në minutën e 11-të, kur Estevão Willian godet shtyllën. Por kur pritej avantazhi i “Bluve”, vjen goditja e “Djajve të Kuq”: në fund të pjesës së parë, Bruno Fernandes shërben saktë për Matheus Cunha, që shënon golin vendimtar për 1-0.
Në pjesën e dytë, Chelsea shton presionin në kërkim të barazimit, por i mungon fati dhe saktësia. Në minutën e 56-të, Liam Delap godet traversën me kokë. Manchester United i reziston çdo tentative deri në fund, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Michael Carrick ngjitet në vendin e tretë me 58 pikë, ndërsa Chelsea mbetet në vendnumëro dhe larg zonës Champions.
Spektakël dhe emocione në “Hotspur Stadium”, ku Tottenham Hotspur dhe Brighton & Hove Albion ndajnë pikët në një barazim dramatik 2-2. Spurs dominojnë në pjesën e parë dhe gjejnë avantazhin në minutën e 39-të: protagonisti Xavi Simons asiston për Pedro Porro, që realizon për 1-0. Brighton reagon menjëherë dhe në kohën shtesë të pjesës së parë, Kaoru Mitoma barazon me një goditje të bukur për 1-1.
Në pjesën e dytë ritmi bie, por jo emocionet: në minutën e 77-të, sërish Xavi Simons realizon një supergol për 2-1, duke rikthyer avantazhin për vendasit. Gjithçka duket e mbyllur, por në sekondat e fundit vjen befasia: në minutën e 95-të, Georginio Rutter shënon golin e barazimit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Tottenham mbetet në zonën e rrezikut, ndërsa Brighton merr një pikë të vlefshme në transfertë.Kjo ishte pika e pare e marrë nga londinezët nën drejtimin e teknikut italian De Zerbi, pas humbjes së 1 jave më pare ndaj Sunderland.
