Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i bëri thirrje kryedemokratit Sali Berisha që të dalë të përballet me të në garë për kreun e ri të partisë.

Nga Kukësi, ku po mban një takim me demokratë, Salianji tha se Berisha duhet të ballafaqohet me demokratët.

“Kam një thirrje të sinqertë, për drejtuesit por dhe për Berishën, dil dhe përballu me garën. Jepi mundësi demokratëve që të zgjedhin drejtuesin e ri. Dil dhe ballafaqohu me demokratët. Shqiptarë kanë kuptuar një gjë, që të mundet autokrati i qeverisë, duhet të mundet ai i partisë. Ia kemi borxh demokratëve, që të bëjmë PD fituese. Njerëzit e lirë po bashkohen kundër autokratëve. Ne po bëjmë betejë kundër diktatorëve të kohës tonë. Me kë i bën korrupsionet Rama, i bën vetëm? Pse si bën me ata të tjerët! Pse si përmend PD ata emra oligarkësh? Kush i shërben Ramës, duhet të dalin në tabelën e turpit.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: