Momente tensioni dhe frike u regjistruan në një cirk në Rostov, në Rusi, kur një tigër arriti të dalë nga zona e sigurisë dhe të shëtiste nëpër zonat ku ndodheshin spektatorët.
Ngjarja ndodhi gjatë një shfaqjeje, kur rrjeta mbrojtëse u tërhoq aksidentalisht, duke i dhënë mundësinë njërit prej tre tigrave pjesëmarrës në akt të dilte jashtë perimetrit të kontrolluar.
View this post on Instagram
Pamjet e kapura nga video tregojnë momentin kur kafsha kalon drejt tribunave, ndërsa prindërit me fëmijë reagojnë të frikësuar dhe përpiqen të largohen. Sipas dëshmitarëve, stafi i cirkut u kërkoi spektatorëve të qëndronin të qetë dhe në vendet e tyre për të mos provokuar kafshën.
Pas disa minutash dramatike, punonjësit e cirkut arritën ta neutralizojnë dhe ta rikthejnë tigrin në kontroll, pa raportime për të lënduar.
Drejtori i cirkut, Nikolai Dovgaluk, deklaroi se situata ishte nën kontroll dhe se “edhe pse ekzistonte një rrezik, bëhej fjalë për tigra të stërvitur”. Ai theksoi se mungesa e panikut shmangu pasoja më të rënda.
