Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Shkëlqim Hajdari, bashkoi në një drekë zyrtare krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë: Kryetarin e KMSH, Haxhi Bujar Spahiu, Kryegjyshin Dede Baba Edmond Brahimaj, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Joan Pelushi, kreun e VUSH, Erion Sylari si dhe zëvendësin e Arqipeshkvit Tiranë-Durrës, At Bernard Carauna.

Në drekë i pranishëm ishte edhe z. Ferdinant Samarxhi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë drekës, Prefekti, pasi i falënderoi për misionin e tyre fisnik që kryejnë, bashkëbisedoi me ta për disa probleme që lidhen me harmoninë, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, për ta forcuar dhe çuar atë më tej, si një thesar i madh i virtyteve të popullit tonë.

Prefekti dëgjoi me vëmendje mendimet e tyre, që lidhen me mbarëvajtjen e jetës komunitare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb