Aktivisti Gentian Alimadhi, i cili është edhe një nga organizatorët e protestave në Itali, i ftuar në programin e drekës në Neës 24, përballë Ola Brukos, ka deklaruar se kjo protestë është luftë për rezistencë dhe ekzistencë.
Alimadhi tha se qytetarët po shfryjnë mllefin dhe zemërimin e tyre, pasi kishin vite që ishin të ndrydhur dhe në apati.
Sipas tij kjo protestë ka vrarë frikën.
“Pjesëmarrja e diasporës në Itali është shumë e madhe, kjo është luftë për ekzistencë dhe rezistencë. Parrulla që “Shqipëria nuk shitet” është shumë domethënëse, po e bashkëndan edhe bota.
Kjo është luftë për ekzistencë, mungonte kjo shkëndijë, shqiptarët ishin të ndrydhur dhe në apati, kjo vrau frikën. Po i tregojnmë ndërgjegjes sonë se nuk kemi frikë.
Ne na ndanë nga gjysma jonë, njerëzit me mikrofon po shfryhen, është reagim ndaj këtij regjimi dhe ndaj talljes dhe arrogancës anadollake.
Kjo është drama më e madhe që bëri njerëzit të shprehin zemëratën e tyre.
Jam marrë me organizime eventesh, por më të bukur se kjo nuk kam parë”.
