Sot protesta masive antikombëtare ka hyrë në ditën e 20 të saj, ku si në ditët e kaluara qytetarët pritet të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Aktivisti Florjan Haçkaj i ftusr në programin e drekës në “News 24” përballë Ola Brukos ka deklaruar se ngjarja në Zvërnec thjesht mbushi kupën pasi në të vërtetë qytetarët janë shumë të zemëruar.
Haçkaj deklaroi se shteti po përpiqet të bëjë show të keq, por njerëzit s’duhet të kenë frikë e sidomos ata që jetojnë në diasporë.
Aktivisti deklroi se Shqipëria na përket të gjithëve prandaj diaspora po proteston edhe për ata që ka lënë pas.
“Kam fatin që bashkëdrejtoj ‘Diasporën për Shqipërinë e Lirë’.
Na pyesinin kush e ka pushtuar Shqipërinë, për këtë po flisnim.
Nga kjo protestë është vrarë frika. Njerëzve iu ka kaluar përtej majës së hundës.
Goditja në fyt dhe lënia pa ndjenja e qytetarit nga rojet private ishte derdhja e kupës, shqiptarët kuptuan se policia është e intimiduar. Shqiptarët e vranë frikën.
Ky shtet ka këtë të keqe, bën show të ndyra. Askush nuk të dëbon nëse proteston me rregulla, ndaj nuk duhet të kemi frikë, sepse në se kemi ne frikë…
Shqipëria na përket të gjithëve dhe dhuhet të luftojmë për ata që kemi lënë pas. Sot është thyer miti, në sheshe shoh dhe njerëz që dikur kanë qenë pjesë e pushtetit, kanë qenë mbështetës të Ramës”, tha ai.
Haçkaj tha se ka nisur një tur simbolik me makina me protestues nga diaspora që do të vojnë në Shqipëri për protestën mbarëkombëtare të 20 qershorit.
“Janë mobilizuar protestues nga Toronto, Italia, Amerika, Zvicra, Gjermania.
Ka nisur turi simbolik me makina. Sot ka një protestë në Bazel të Zvicrës në orën 18:00.
Lus njerëzit të denoncojnë kërcënimet, sepse denoncojnë publikisht por kur vjen puna për të shkuar në institucione…
Edhe nga diaspora e Greqisë kemi pasur shumë ankesa”.
