Bayern fitoi titullin kampion në Gjermani, disa javë përpara fundit. Në skuadrën bavareze luan edhe Erblin Osmani, mesfushori 16-vjeçar nga Gjilani, i cili luajti vetëm në një ndeshje në këtë sezon.

Ai u aktivizua 4 minuta, në fitoren ndaj Union Berlin. Pavarësisht se ka luajtur kaq pak, aq ka mjaftuar që Osmani të futet në listën e kampionëve.

“Dhe më pas janë lojtarët që kanë ardhur nga sistemit i të rinjve të Bayernit dhe kanë shijuar për herë të parë futbollin profesional këtë edicion, të cilin e përfundojnë me trofe”, ka shkruar Bayerni, me këta të fundit që kanë përfshirë edhe imazhin e Osmanit në posterin e atyre që e kanë fituar titullin. Për Osmanin, ky është titulli i parë në karrierë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: