Brazili ka regjistruar një fitore të pastër 3-0 ndaj Haitit në Botëror, në sfidën e luajtur në Philadelphia. Në emisionin “Botërori Amerikan” në News 24, trajneri Jul Ahmati vlerësoi paraqitjen e brazilianëve, organizimin në fushë dhe cilësinë e disa individëve. Ai tha se ka një mënyrë si mundet që Brazili të fitojë Botërorin.

“Ndryshimet- Pati ndryshime, Ancelotti është trajner me përvojë. Brazili e zgjidhi mirë ndeshjen, u panë disa gjëra pozitive. Lajm i keq është dëmtimi i Raphinhas.

Brazili ka një mundësi që të shkojë në finale të këtij Botërori. Të përmirësohet gjatë kësaj periudhe dhe të ketë forcën e grupit. Botërori nuk është kampionat. Në këtë moment aspekti psikologjik është i rëndësishëm”- tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: