Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Studio 24”, mes analistit Fatos Lubonja dhe ish-deputetit Ervin Salianji.

Sipas Lubonjës, ‘Magyar’-i i Shqipërisë ka qenë Ben Blushi, i cili iu kundërvu Ramës me të vërtetat që ia përplaste, ndërsa Salianjin ai nuk e sheh si fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme në Hungari, Peter Magyar.

“E di kush është Magyar i Shqipërisë? Ben Blushi, sa vota mori? Me partinë e tij Libra, dhe pretendonte të merrte pushtetin nuk mori asnjë deputet. Që sulmonte Ramën për gjëra serioze, sic flet ti sot. Më thuaj pse nuk mori asnjë vote”, tha Lubonja.

Kurse Salianji tha se në PD ka një problem me fituesit.

“Mes 2 bandave që përplasen, banda që është në pushtet ka epërsi. Ka jo vetëm pjesën e banditëve, influencën në institucionet. E vetmja mënyrë është të bëjmë antimodelin, një parti me alternativë, të bëjmë një parti me gjuhë tjetër, me demokraci, ta bashkojmëor e vetmja mënyrë është të bëjmë antimodelin, një parti me alternativë, të bëjmë një parti me gjuhë tjetër, me demokraci, ta bashkojmë”, tha Salianji.

Fatos Lubonja: E di kush është Magyar i Shqipërisë? Ben Blushi, sa vota mori? Me partinë e tij Libra, dhe pretendonte të merrte pushtetin nuk mori asnjë deputet. Që sulmonte Ramën për gjëra serioze, sic flet ti sot. Më thuaj pse nuk mori asnjë votë.

Ervin Salianji: Mes 2 bandave që përplasen, banda që është në pushtet ka epërsi. Ka jo vetëm pjesën e banditëve, influencën në institucionet. E vetmja mënyrë është të bëjmë antimodelin, një parti me alternativë, të bëjmë një parti me gjuhë tjetër, me demokraci, ta bashkojmë.

Ka një problem me fituesit në atë parti. Nëse është punë bandash, Shqipërisë i intereson të jem unë kryetar sepse i kontrolloj unë sipas Berishës.

Nëse ka një zonë, Kruja dhe Fushë Kruja, mund ta kesh Akademinë e Krimit. Ne kemi problem në zonat urbane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb