I pyetur për zgjedhjet në PD për kreun e partisë, Ervin Salianji tha se ajo çfarë ka kërkuar është një garë e barabartë me lista zgjedhore të bëra publike dhe komision të paanshëm e burime financiare që duhet të ofrohen për kandidatët.

Sipas Salianjit, PD duhet të tregojë epërsi morale me model ndryshe dhe jo si modelet e Partisë së Punës.

“Unë them të jetë Berisha në garë, të kemi lista zgjedhore, komision të paanshëm, burime financiare që sot përdoren ppër kundërshtarët e Berishës në parti duke paguar njerëz për ti vendosur në shërbim të vet”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Unë them hajde krijojmë kushtet, të nxjerrim listat, duhet të krijojmë epërsi morale me model ndryshe, atë që i kërkojmë Ramës, ta bëjmë vetë, zgjedhje të lira e të barabarta.

Sepse e ka kushtetuta, unë them të jetë Berisha në garë, të kemi lista zgjedhore, komision të paanshëm, burime financiare që sot përdoren ppër kundërshtarët e Berishës në parti duke paguar njerëz për ti vendosur në shërbim të vet. Shpresoja se do ishim ndarë në vitet 1990 mesa duket jemi prapë në të njëjtën mendësi dhe shumë thonë se këta janë nga Partia e Punës dhe sillen njësoj. Por poër shkak të sakrificës q ëkam bërë, duhet të them disa të vërteta.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb