Historia e rëndë që ka prekur një familje dhe ka tronditur opinionin publik, ndërsa u bë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores dhe autores, Evis Ahmeti.

Pas rrëfimit prekës të hallës për mbesën, e cila ndau me publikun betejën e saj të gjatë dhe të dhimbshme për të renë, sot 52-vjeçarja ishte në studio, ndërsa apeloi për ndihmë.

Me shqetësim dhe dhimbje, halla solli këndvështrimin e saj mbi ngjarjen, duke hedhur dritë mbi detaje të tjera dhe duke kërkuar zgjidhje konkrete për të ardhmen e mbesës dhe babait të saj, që janë të dy me probleme të shëndetit mendor.

“Kam ikur nga Shqipëria kur isha 19 vjeçe. Nga Durrësi ika me anije drejt Italisë. Aty u njoha me dikë, ishte i martuar, por më premtoi një jetë më të mirë. Kur shkova në Itali, doja të kthehesha, por s’më la. Pas 3 muajsh ngela shtatzënë dhe linda kur isha 7 muajshe. Më dhunonte shumë. 20 ditë pasi linda djalin, ai më braktisi. U kthye te familja e tij në Shqipëri. Ai se donte djalin, donte ta shiste. Unë më pas u strehova te murgeshat dhe rrita djalin. Kur erdha në Shqipëri, vija për mamanë. Por kur ajo vdiq, u largova dhe pashë punën time, pasi më donin për lekë. Vëllezërit rrinin në kafe dhe pinin. Nuk e dija se çfarë ndodhte me jetën e vëllait tim. E kam parë vjet kur erdha në Durrës me pushime me burrin. E pashë te stacioni i autobusit. E pyeta nëse ishte ai dhe ma pohoi. Qau kur me takoi. Ishte duke lypur. Jetojnë bashkë me vajzën në një pallat në kat të 6 pa drita e ujë prej gati 20 vitesh se di. S’e di se si ja bëjnë, por pa larë rrinë. Ndonjëherë fqinji u lidh pak ujë. Por dhe ai s’u jep vazhdimisht. Thotë se bien erë. Era ndihet që në kat të parë të pallatit se si duan aty. Unë doja t’i çoja diku në një shoqatë, t’i merrte t’i strehonte shteti. Por deri tani asgjë nuk është bërë. Vajzën vazhdojnë ta abuzojnë. Ajo rri lokaleve të natës, deri në orët e para të mëngjesit. E bën këtë gjë çdo ditë. Ka ngelur dhe shtatzënë para ca vitesh. E ka pohuar dhe e ëma.”, tha halla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: