Në Madrid, në shtëpinë e Realit, është koha për një refleksion të thellë, kjo pasi ky është sezoni i dytë radhazi që po mbyllet pa trofe. Reali doli nga Champions në fazën çerekfinale pas disfatës përballë Bayern Munich, ndërsa në La Liga i mban në lojë vetëm matematika, +9 pikë larg Barcelonës është një hendek shumë i madh.

Në kushte të tilla, presidentit Perez nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të ribëj edhe një herë llogaritë nga e para në kuadër të sezonit të ri. Sipas mediave spanjolle, Perez ka marrë përsipër përgjegjësitë e këtij zhgënjimi, një lëvizje kjo për të mbrojtur ekipin. Në sytë e presidentit të Real Madrid, janë bërë dy gabime të forta gjatë këtij sezoni, në dy momente shumë kyçe. E para, zgjedhja e Xabi Alonsos dhe për më tepër zgjedhja e Alvaro Arbeloa-s për të drejtuar ekipin e parë. Përballë një reflektimi të tillë, është e qarta që lëvizja e parë në kuadër të sezonit të ri do të jetë gjetja e një trajneri të ri.

Një tjetër çështje që kërkon një zgjidhje të shpejtë është e ardhmja e Vinicius jr, por për brazilianin, Perez ka vendosur të merret personalisht: “Kjo është një çështje e imja, me lini ta zgjidh vetë”, mësohet t’i ketë thënë Perez pjesës tjetër të stafit. Ideja e bosit të Real Madrid është jo vetëm rinovimi i kontratës me Vinicius, por dhe vendosja e tij në qendër të projektit.

Në krah të Vinicius jr do të jetë edhe Kylian Mbappe, një tjetër figurë kryesore e projektit të Realit për të ardhmen. Edhe pse tifozët nuk duken shumë të kënaqur me atë që francezi ka dhënë, në krah të tij janë shifrat, numri i golave të shënuar edhe këtë sezon. Nga trajneri dhe stafi i ri, Perez do të kërkojë që të punojnë më shumë me lojtarët e akademisë dhe me talentet që kanë në dispozicion, por që nuk kanë janë shfrytëzuar si duhet, lojtarë si Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb