Trabzonspor do të përballet me Samsunspor, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë. Në këtë takim, për Trabzon, sulmuesi i kombëtares, Ernest Muçi do e nisë sfidën nga stoli. Trajneri Tekke ka vendosur që mos t’i besojë Muçit nga minuta e parë. Me gjasë, ai do të aktivizohet në pjesën e dytë.

Kujtojmë që Muçi është i huazuar te skuadra e Trabzonspor, me këta të fundit që ende nuk e kanë vendosur nëse do blejnë kartonin e lojtarit nga Besiktas apo jo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb