Nuk ndalet revolta e qytetarëve në ditën e 22-të. Pas marshimit në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë sërish sonte para Kryeministrisë.
Ata do të kalojnë natën në Bulevardin para ndërtesës qeveritare.
Protestuesit vijojnë rezistencën dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen deri në largimin e Edi Ramës.
