Dueli mes Vllaznisë dhe Dinamos sot në “Loro Boriçi”, do të jetë ai i cili do të përcaktojë emrin e finalistit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e parë në kryeqytet, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit që luhet duke filluar nga ora 19:00 dhe parashikohet që të dhurojë shkëndija ashtu si edhe ka ndodhur në ndeshjet e këtij sezoni vazhdimisht mes dy skuadrave.

Bie në sy se në radhët e shkodranëve për shkak të dëmtimeve të Kastratit e Bismark që kanë mbyllur sezonin, nuk ka shumë alternativa për repartin e avancuar në pankinë.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Celikoviç, Gjini, Bajrami, Jago, Mala, Dros, Krymi, Kallaku, Dodaj, Balaj.
Trajner: Edi Martini

DINAMO: Teqja, Teikseira, Aliji, Dita, Nani, Beqja, Qardaku, Malomo, Vila, Bregu, Mustafa.
Trajner: Ilir Daja

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb