Ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, me moderatoren dhe autoren Evis Ahmeti do të trajtohet një histori që prek thellë çdo zemër njerëzore.

Një tragjedi që ka tronditur Malishevën dhe ka lënë pas një heshtje të rëndë, një boshllëk që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Brenda pak minutash, një vatër zjarri përpiu jo vetëm një banesë, por edhe një botë të tërë ëndrrash, buzëqeshjesh dhe shpresash.

Një baba, vetëm 35 vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur 9 dhe 12 vjeç u shuan mes flakëve dhe tymit, pa mundur të shpëtojnë pa mundur të kërkojnë ndihmë, pa mundur të përqafojnë për herë të fundit njëri-tjetrin.

Ata ishin një familje, një baba që jetonte për fëmijët e tij, dhe dy vogëlushë që kishin ende gjithë jetën përpara. Ëndrrat e tyre mbetën të papërfunduara, lodrat e tyre të heshtura, dhoma e tyre bosh, ndërsa dhimbja që lanë pas është e pafundme.

Një shtëpi që duhej të ishte streha më e sigurt, u kthye në një kurth pa dalje. Dhe sot, pas kësaj tragjedie mbeten vetëm pyetjet që rëndojnë shpirtin.

Ditën e sotme në studio do të japë dëshminë e saj tezja e dy fëmijëve të mitur, e cila shprehet për redaksinë se nëna e fëmijëve nuk jetonte në banesë me fëmijët.

“Kanë 10 vite që kanë pasur shumë probleme familjare, janë ndarë dhe bashkuar shumë herë gjatë kësaj kohe. Tani është shumë e rëndë të flasësh, por ka pasur edhe dhunë në familje. Ish-bashkëshorti ka ushtruar edhe dhunë”, ka treguar ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës, ajo ka rrëfyer kalvarin e gjatë të vuajtjeve të motrës së saj, divorcin me ish-bashkëshortin, dhe gjithashtu tregoi se ka pasur edhe dhunë në familje.

“Unë shkova në polici sepse nuk po mundja të kontaktoja me motrën time. Fëmijët kanë qenë shëndoshë e mirë . Por për shkak të 5 muajve në burg, me ato nuk u kujdes. Motra i ka pas mirë komunikim me fëmijët edhe pse kanë pasur ndarje e ribashkim. Sakrifica e nënës për fëmijët dihet se si është. Para tragjedisë, për herë të fundit, i ka parë para 6-7 ditësh. Babai i fëmijëve, diku në fund të vitit 2025 kanë pasur ndarje me ish-partneren e tyre sërish…fëmijët kanë jetuar me xhaxhain ca kohë. Kjo bashkëjetesë e ka pasur pasi u nda me motrën time. Me motrën time nuk është lidhur më, vetëm kanë pasur komunikim për fëmijët. Nuk e di sa ka qëndruar me bashkëjetuesen. Fëmijët jetonin me babain sepse socialja në Malishevë i ka mohuar të drejtën për të bërë ankesë…”, ka rrëfyer ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb