Koordinatori i Partisë Demokratike në Itali, Bardhok Doda, ka vlerësuar 50-vjetorin e Partisë Popullore Evropiane si një moment të rëndësishëm reflektimi dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve, si dhe rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Itali. Doda shprehu gjithashtu mirënjohje për besimin e dhënë nga Forza Italia, duke nënvizuar angazhimin për të përfaqësuar me dinjitet shqiptarët në strukturat e qendrës së djathtë evropiane, në kuadër të 50-vjetorit të EPP.
Postimi i plotë:
Sot festojmë një ditë të rëndësishme për demokracinë: pesëdhjetëvjetorin e Partisë Popullore Evropiane, një shprehje e vlerave të lirisë, përgjegjësisë dhe angazhimit qytetar.
Ky moment i rëndësishëm përfaqëson jo vetëm një kujtesë historike, por edhe një angazhim të ripërtërirë ndaj parimeve demokratike, kohezionit midis popujve dhe ndërtimit të një Evrope gjithnjë e më të bashkuar dhe mbështetëse.
Dua të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për Forza Italia për fyesën dhe për besimin që më kanë dhënë, duke më besuar të përfaqësoj komunitetin shqiptar si kordinator brenda qendrës së djathtë në Itali. Kam nderin të mbaja këtë pozicion si koordinator per Italinë dhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare për Romën.
Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen që kam marrë dhe ripërtëri angazhimin tim për të punuar me përkushtim në shërbim të vlerave të përbashkëta që bashkojnë popujt tanë, me besimin se dialogu, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë janë themelet e një komuniteti të fortë dhe të qëndrueshëm.
Në një frymë uniteti dhe përgjegjësie, ne shikojmë drejt së ardhmes me besim.
Rroftë liria, rroftë PPE, rroftë Forza Italia.
