Ditën e djeshme u mbajt protesta e 15 masive ku qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Një nga fjalimet që rrëqethi dhe që elektrizoi turmën, ishte ai i mjekut kirurg Ermal Pashaj, i cili foli mbi situatën e krijuar në shëndetësi dhe jo vetëm, ndërsa kërkoi largimin e kryeministrit Rama dhe kastës politike.
“Shumëkush nga ne mendonte se e donim Shqipërinë si gjithë Europa. Jo mor jo, ne duam Shqipërinë, Europa do të na presë, nëse jemi të zotë për veten nuk ka derë që na mbyllen”, shprehet mjeku.
Pjesë nga fjala e mjekut:
Ky është realiteti ynë. Në vendin tonë ka ende gjak që rrjedh në vena. Nuk e kemi falur gjaku i të parëve dhe nuk ka humbur dinjiteti. U bënë disa ditë, se pyesin pse protestoni. Protestojmë për arrogancën e shtetit dhe faktin që ndjehemi të pambrojtur nga mburoja shtetërore e jemi lënë jetimë e flakur në mes të rrugës. Protestojmë për makabritetet në spitale ku prindërit lënë amanet të mos varrosen pa u parë për herë të fundit nga fëmijët.
Kjo është një tragjedi që duhet të marrë fund.
Shumëkush nga ne mendonte se e donim Shqipërinë si gjithë Europa. Jo mor jo, ne duma Shqipërinë, Europa do të na presë, nëse jemi të zotë për veten nuk ka derë që na mbyllen.
Rama ka gjetur kohë të merret me memet dhe influencerat, në vend t’i vërë gishtin kokës e tikthehesh Zotit e miletit, duhet të kesh parasysh që rinia që përdore për të ardhur në pushtet që përmbysi regjimet që fryn lumenjt e tund malet, kjo rini nuk e ka humbur dinjitetin. Ki mendjhen Rama, ne kërkojmë shtet jo pushtet.
Shteti duhet të karakterizohet nga mirëqenja. Këtij vendi me nepotëzm i keni kallur datën e i keni hapur gropën e varrezave të mëdha që me zor po mbyllet.
Mes këtyre njerëzve ka njerëz të ndritur që do të dalin në ballë.
