Maldini Kacurri realizoi sot golin e parë në karrierë si lojtar profesionist. 20-vjeçari i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetë, ndërsa Grimsbi shkoi në avantazh 2 me 0 përballë Suindon.

Ndeshja është e vlefshme për javën 45 të “League Two”, që është ndryshe kategoria e katërt për nga rëndësia në Angli. Grimsbi ku luan Kacurri po luan mundësitë e tij, për t’u ngjitur.

Qendërmbrojtësi nga Shqipëria po merr minuta në Angli, ndërsa me Grimsbin e lidh një kontratë deri në vitin 2027. Kujtojmë se klubi anglez e transferoi në janar nga Arsenali.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: