Partizani dhe Dinamo duket se do luftojnë deri në fund për një vend në “Final Four”. Janë edhe katër javë për t’u luajtur, ndërsa rezervohet një kalendar i ngjashëm. Përjashtim bën Tirana me të cilën Dinamo ka luajtur, ndërsa Partizani përballet këtë javë. Në anë Dinamo do të përballet me Vorën në javën e parafundit, teksa të kuqtë nisën fazën me vorakët.

Flamurtari dhe Egnatia shikohen si rivalë të përbashkët, ndërsa kampionati mbyllet me sfidën Partizani-Dinamo. Aktualisht të dyja ekipet e kryeqytetit janë me pikë të barabarta, por Dinamo është e avantazhuar në përballjet direkte si edhe për golavarazh.

Në rast se të dyja ekipet e mbyllin me pikë të barabarta pas 36 javësh, atëherë Partizanit do i bënte punë vetëm një skenar. Fitorja në javën e fundit me të paktën tre gola diferencë.

Kalendari i Dinamos

vs Flamurtari(Stadiumi “Flamurtari”)

vs Egnatia(“Air Albania”)

vs Vora(“Air Albania”)

vs Partizani(“Arena e Demave”).

Kalendari i Partizanit

vs Tirana(“Air Albania”)

vs Flamurtari(“Arena e Demave”)

vs Egnatia(“Arena Egnatia”)

vs Dinamo(“Arena e Demave”)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: