Pas incidentit me armë që ndodhi në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë pamjet ku shfaqet momenti kur agresori Cole Thomas Allen neutralizohet nga Shërbimi Sekret.
I dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës ku po zhvillohej eventi, përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë.
Autoritetet në Washington DC bëjnë me dije se i dyshuari ndodhet aktualisht në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbahet nën mbikëqyrjen e policisë.
Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”.
