Dy trena u përplasën sot në një stacion në qytetin Bekasi, në Indonezi, rreth 25 kilometra larg Xhakartës, duke plagosur disa persona. Sipas raportimeve, një tren u përplas me një tren të ndaluar në stacionin hekurudhor Bekasi Timur. Pas aksidentit hekurudhor pati një mobilizim të menjëhershëm për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve të bllokuar. Të lënduarit janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.
“Të gjitha përpjekjet janë përqendruar në evakuimin e pasagjerëve dhe stafit, si dhe në ofrimin e kujdesit “, tha An Purba, një zëdhënëse e agjencisë hekurudhore indoneziane
Ndërkohë shkaku i përplasjes midis dy trenave mbetet i paqartë.
Informasi awal gangguan kereta 27 Apr 2026 pk 20.55
KA Argo Bromo Anggrek 4 rute Gambir – Surabaya Pasarturi head to head tumburan dengan KRL di Stasiun Bekasi Timur (BKST)
Sehingga sementara jalur kereta belum dapat dilalui
*M4 pic.twitter.com/MiQqEq26T9— Komunitas Sahabat Kereta (@sahabat_kereta) April 27, 2026
