“Një mesazh i qartë mobilizimi për protestën e 8 maj”, kështu e ka cilësuar Agron Gjekmarkaj, takimin e zhvilluar këtë të martë në Kurbin, ne grupseksionin 2.

Pas këtij takimi, Gjekmarkaj, ka reaguar në Facebook, duke ndarë disa fotografi nga mbledhja me mbështetës të PD, dhe gjithashtu thekson se demokratët e Kurbinit janë të vendosur dhe të gatshëm për të mbrojtur interesin publik.

Statusi;

Kurbin, Grupseksioni Nr. 2, një mesazh i qartë mobilizimi për protestën kombëtare të 8 Majit.

Përballë një qeverisjeje të zhytur në korrupsion galopant, Edi Rama dhe pushteti i tij nuk mund të vazhdojnë më si të paprekshëm.

Demokratët e Kurbinit janë të vendosur, të organizuar dhe të gatshëm për t’u përballur me këtë realitet, duke i dhënë zë qytetarëve dhe duke mbrojtur interesin publik.

Në këtë takim demokratët zgjodhën dhe kryetarin e Grupseksionit Nr. 2, avokatin Agron Kalthi, si një tjetër hap në forcimin e strukturave dhe rritjen e përgjegjësisë politike në terren

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: