Menjëherë pasi Mbreti Charl III përfundoi takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump, Shtëpia e Bardhë ka ndarë në rrjete sociale një foto, ku shihen të dy duke bashkëbiseduar dhe të qeshur, ndërsa vendos mbishkrimin “Dy mbretër”.
Gjatë vizitës së tij historike në SHBA, Mbreti Charles III theksoi rëndësinë e aleancës SHBA-Britani e Madhe, si dhe të NATO-s.
“Deklarata jonë e të Drejtave e vitit 1689 nuk ishte vetëm themeli i Monarkisë sonë kushtetuese, por gjithashtu siguroi burimin e shumë parimeve të përsëritura – shpesh fjalë për fjalë – në Deklaratën Amerikane të të Drejtave të vitit 1791”, tha ai.

