Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në zonën e Bournias, në rajonin e Messinia, ku një shqiptar është gjetur i pajetë brenda një stalle, duke ngritur dyshime të forta për vrasje.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është gjetur me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kokë, dyshohet nga një pushkë gjuetie. Autoritetet greke bëjnë me dije se arma e krimit nuk është gjetur ende në vendngjarje.

Trupi i pajetë u zbulua nga një çift që e kishte strehuar përkohësisht viktimën, një 47-vjeçar shqiptar dhe një grua greke 50-vjeçare, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetuesit po mbledhin prova materiale, si dhe po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset përreth, me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të krimit.

Zona ku ndodhi ngjarja është pak e populluar dhe karakterizohet nga toka bujqësore dhe stalla, çka e bën më të vështirë hetimin. Deri më tani, tre persona janë marrë në pyetje nga policia lidhur me rastin.

Sipas të njëjtit burim informacioni, forca të forta policore kanë rrethuar vendin e krimit dhe po mbledhin prova, si dhe pamje video nga bizneset në zonë, me qëllim verifikimin e çdo lëvizjeje që ka ndodhur. Zona është pak e populluar me kultura bujqësore dhe stalla, si dhe biznese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: