Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Larisës, pas zbulimit të dy trupave të pajetë të një nëne 90-vjeçare dhe vajzës së saj 66-vjeçare në banesën e tyre në qendër të qytetit, të enjten pasdite (23 prill).

Sipas raportimeve të mediave lokale, trupat u gjetën rreth orës 19:00 nga autoritetet, pasi të afërm kishin njoftuar për mungesën e kontakteve dhe një erë të rëndë që vinte nga apartamenti. Dyshohet se vdekjet kishin ndodhur disa ditë më parë, pasi trupat ndodheshin në gjendje të avancuar dekompozimi.

Autoritetet policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë hyrë në banesë për të kryer hetimet fillestare. Sipas informacioneve të para, nuk janë konstatuar shenja që të tregojnë aktivitet kriminal.

Megjithatë, për të përcaktuar me saktësi shkaqet e vdekjes, është urdhëruar kryerja e autopsisë. Hetimet paraprake po zhvillohen nga Departamenti i Policisë së Larisës, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: