Avokati i Erion Veliaj, Plarent Ndreca, u paraqit në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku pritet të shqyrtohet sot ankesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Ndërkohë sot pritej të mbahej seancë në lidhje me çështjen ku Ndreca është marrë i pandehur për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Në seancë nuk ishin të pranishëm as Ndreca, që zgjodhi gjyqin ndaj Veliajt para gjyqit ndaj tij, dhe as avokati i tij Ermal Yzeiraj.
Seanca u shty për në datën 19 maj, ora 9.00.
Ndreca akuzohet për periudhën kur ishte në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, pasi dyshohet se ka përfituar nga tenderi i rikonstruksionit të katër komisariateve në vend.
