Tekniku i Arsenalit, Arteta doli në konferencë para takimit gjysmëfinal të Champions ndaj Atletico Madrid, teksa bëri vlerësimin e tij.

“Duhet të bëjmë mirë, duam të përmirësohemi në çdo fushë. Por në të njëjtën kohë, për të qenë aty ku jemi, duhet të jesh i jashtëzakonshëm për të qenë midis katër ekipeve më të mira në Evropë. Kështu që mund ta imagjinoni sa e vështirë është.

“Pas fitores kundër Newcastle, e cila ishte kaq e rëndësishme për ne, mund të ndjeni menjëherë energjinë dhe besimin përpara kësaj ndeshjeje, një mundësi që do ta kapim me të dyja duart. Do të shihni një ekip që dëshiron të dominojë, që dëshiron të fitojë, që dëshiron të fillojë të vendosë ndeshjen”.

Mungesat e Timber dhe Havertz- Jemi në krye të tabelës, duke luftuar për titullin, jemi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, shtoi ai. “Është e vështirë të kuptohet se si dikush nuk mund ta shijojë atë. Është ajo që kemi ëndërruar gjithë jetën tonë, që kur isha fëmijë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: