Arsenali po i jep dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e parë të Champions ndaj Atletico Madrid. Para takimit, lojtari i anglezëve, Declan Rice theksoi faktin se skuadra është mësuar në vitet e fundit të luajë ndeshje të mëdha.

“Kemi luajtur ndeshje të mëdha në tri apo katër vitet e fundit dhe e dimë çfarë na pret. Jemi në gjysmëfinale të Champions League, duhet ta shijojmë dhe ta përqafojmë këtë moment”, është shprehur ai. Takimi i parë luhet këtë mërkurë, ndërsa sfida e kthimit është e programuar javën tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: