Mesfushori shqiptar Leon Avdullahu ka rinovuar kontratën me Hoffenheim. Ai do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2031. Për Avdullahun ka folur drejtori sportiv i klubit gjerman, Andreas Schicker.

“Leoni është një shembull kryesor se si mund të duket zhvillimi i një lojtari të ri këtu te TSG. Jam shumë i lumtur që ai dëshiron të vazhdojë këtë rrugë të suksesshme me ne dhe që skuadra mban një nga figurat e saj kryesore.

Leoni mund ta lexojë një ndeshje, ai është një strateg dhe vizioni i tij është me rëndësi të madhe për stilin tonë të lojës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: