E ardhmja e Ernest Muçit mbetet në ajër. Trabzonspori ka afat deri më 10 maj, për të shfrytëzuar opsionin e blerjes së kartonit nga Beshiktashi. Së fundmi po shtohen zërat, që tregojnë se klubi turk po heziton për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese. 8.5 milionë euro duhet të paguhen me pesë këste, për të gëzuar kartonin e Muçit. Kësti i parë, që duhet paguar pas vendimit deri më 10 maj, është dy milionë euro.

Te Trabzonspori kanë akoma shpresa, që Beshiktashi do ulë pretendimet. Muçi ndërkohë do të firmoste një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Dilemë mbetet edhe paga që do të përfitonte Muçi në Trabzon. Me afatin që po shkon drejt fundit, do të mësohet zgjedhja përfundimtare e drejtuesve të Trabzonit.

Kontrata te Beshiktashi ndërkohë i përfundon në verën e vitit 2027. Nëse Trabzoni tërhiqet nga opsioni i blerjes, atëherë gjasat janë që Muçi të shitet diku tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb