Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar sot një paketë të re sanksionesh. Zelensky thekson se kjo paketë e re u vendos kundër subjekteve ruse që janë të përfshira, siç tha ai, në rrëmbimin e fëmijëve ukrainas, si dhe sanksione kundër anijeve të “flotës në hije” ruse, e cila përfshin edhe një subjekt nga Bjellorusia.
“Nënshkrova një paketë të re sanksionesh kundër Ukrainës, një paketë të rëndësishme, përfshirë ato për Bjellorusinë. Ky është një sinjal për shumë nga partnerët tanë se ia vlen të ushtrohet presion mbi ta për të ulur nivelin e kësaj lufte, intensitetin e saj. Rusia nuk ka vullnet të mirë. Duhet të detyrohet të ndërmarrë hapa të caktuar që janë të nevojshëm për të zvogëluar agresionin, dhe le t’i quajnë ato ‘gjestet e tyre të vullnetit të mirë’”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu shtoi se Bjellorusia nuk duhet të përfshihet në luftë.
“Nuk duhet të ketë operacione kundër vendeve të tjera evropiane. Në këtë luftë midis Rusisë dhe Ukrainës, duhet të arrihet një paqe dinjitoze”, u shpreh ai.
