Kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani ka deklaruar se do ta inkurajonte Mbretin e Britanisë, Mbreti Charles III, që të kthejë diamantit e famshëm Koh-i-Noor në Indi, një nga xhevahirët më të diskutuar në botë për shkak të historisë së tij koloniale.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në New York City, disa orë para ceremonisë përkujtimore të viktimave të 11 shtatorit 2001. Mamdani u shpreh se, në një bisedë të mundshme me monarkun britanik, do ta inkurajonte kthimin e diamantit historik.

Pallati Mbretëror nuk ka dhënë koment, ndërsa as zyra e kryebashkiakut nuk ka reaguar zyrtarisht për deklaratën. Diamanti Koh-i-Noor, me peshë rreth 105 karatë, është pjesë e Kullës së Londrës (Crown Jewels) dhe ka një histori të gjatë kalimesh mes perandorive dhe sundimtarëve në Azi dhe Lindjen e Mesme, përpara se të përfundonte në zotërimin britanik në shekullin XIX.
India ka kërkuar disa herë kthimin e tij, duke e konsideruar një trashëgimi kulturore të marrë gjatë periudhës koloniale. India fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1947, dhe çështja e diamantit mbetet ende e ndjeshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas historisë së dokumentuar, guri i çmuar ka kaluar në duart e sundimtarëve të ndryshëm, përfshirë perandorë indianë, persianë dhe afganë, përpara se të merrej nga Kompania e Indisë Lindore gjatë zgjerimit kolonial britanik në Punjab. Debati për Koh-i-Noor mbetet i hapur prej dekadash, ndërsa kërkesat për rikthimin e tij në Indi vazhdojnë të ngrihen periodikisht nga qeveri dhe aktivistë të ndryshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb