Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas ndërhyrjes së Marinës izraelite ndaj flotiljes me ndihma për Gazën, duke e cilësuar operacionin si një sukses të plotë.

“Urime Marinës sonë! U dhashë atyre direktivën për të parandaluar flotiljen mbështetëse të Hamasit që të arrinte në brigjet e Gazës. Misioni u përfundua me sukses të plotë,” deklaroi Netanyahu.

Sipas tij, asnjë nga anijet nuk arriti në territorin apo ujërat territoriale të Izraelit, ndërsa pjesëmarrësit në flotilje u ndaluan dhe do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Netanyahu e cilësoi flotiljen si një përpjekje në mbështetje të Hamas, duke shtuar se pjesëmarrësit “do të vazhdojnë të ndjekin Gazën në YouTube”, në një koment ironik ndaj misionit të tyre.

Deklarata e tij vjen mes kritikave të forta nga aktivistët dhe reagimeve ndërkombëtare, të cilët e kanë konsideruar ndërhyrjen si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Izraeli këmbëngul se veprimet e tij janë të ligjshme dhe synojnë parndalimin e thyerjes së bllokadës ndaj Gazës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb