Ditën e sotme (1 maj), moti paraqitet i kthjellët dhe me vranësira të pakta, ndërsa reshje të pakta do të regjistrohen mëngjesin e sotëm në skajin juglindor.

Temperaturat do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e mëngjesit dhe mbrëmjes do të zbresin nën zero në zonat veriore dhe verilindore dhe 7-10 gradë në zonat qendrore dhe të ulëta.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdete, kryesisht në jug, pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1–2 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb