Indrit Tuci ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar është bërë pjesë e Olimpija Ljubljana në Slloveni, duke u larguar kështu nga Sparta e Pragës.

Bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.

“Përshtypjet e para janë shumë të mira. Pashë derbin e së shtunës dhe energjia nga tribunat ishte e jashtëzakonshme. Menjëherë kuptova se bëhet fjalë për një klub të madh, me ambicie të mëdha dhe një dëshirë të fortë për sukses. Në të njëjtën kohë, Ljubljana është një qytet shumë i bukur, ndaj jam shumë i lumtur që jam këtu”- tha Tuci.

“Reparti ofensiv i Olimpija Ljubljana është përforcuar me sulmuesin 25-vjeçar të Kombëtares shqiptare, Indrit Tuci.

Sulmuesi 191 centimetra i gjatë ka marrë përvojë në Kroaci, Republikën Çeke dhe Turqi. Ai ka fituar titullin kampion dhe Kupën me Sparta Pragën, ndërsa ka luajtur gjithashtu edhe në kompeticionet europiane”- shkruan klubi.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb