Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan rreth mesnatës së së enjtes në Teheran, pa u sqaruar ende arsyeja , raportuan mediat iraniane.
“Aktivizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore u dëgjua në zona të Teheranit. Ende nuk dihet nëse kjo zhurmë lidhet me një ushtrim gatishmërie apo me neutralizimin e dronëve të mundshëm zbulues” në hapësirën ajrore të kryeqytetit iranian, raportuan agjencitë e lajmeve Tasnim dhe Fars.
