“Doktori i Enver Hoxhës ke qenë ti, Sali, jo ne!”, kështu shprehet Alesia Balliu në një reagim të fundit në Facebook, ndërsa i është përgjigju ashpër kreut të PD Sali Berisha.

Pas përjashtimit nga për kryetar të PD, Balliu thotë se Berisha ka vijuar sërish sulmet dhe të pavërtetat ndaj demokratëve.

I shpallur non grata dhe vijon turin e thashethemeve, shprehet ajo, duke shtuar se se demokratët po e kuptojnë çdo ditë se Berisha nuk ka më as turp dhe as burrëri.

REAGIMI;

Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne!

Sali Berisha ka nisur edhe sot të njëjtën valë sulmesh dhe të pavërtetash ndaj demokratëve. Një pensionist politik, i shpallur “non grata”, që vijon turin e thashethemeve dhe mashtrimeve për të zbehur dhe mohuar kontributin tonë në çdo cep të Shqipërisë.

Në Dibër të moçmit thonë “Mashtrimi ta ul burrnine’, turpi ta nxin faqen.”

E sot, Sali, ti nuk ke më as burrëri e as turp — dhe këtë po e kuptojnë çdo ditë e më shumë demokratët dhe shqiptarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: