Alesia Balliu ka reaguar pas akuzave të deputetit të PD, Gjin Gjoni, se ajo është e punësuar në administratën shtetërore.

Në një postim në facebook, Balliu shkruan se klika anti-SPAK dhe anti-SHBA që ka uzurpuar Partinë Demokratike ka nxjerrë si zëdhënës të korrupsionit gjyqësor Gjin Gjonin, nën direktivat e Sali Frikacakut, për të më sulmuar me shpifje në Neës 24.

“Familja ime dhe unë ia kemi kushtuar gjithë jetën Partisë Demokratike. Në asnjë moment nuk kam qenë pjesë e administratës shtetërore dhe e sfidoj publikisht ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut të më paraqesë qoftë edhe një dokument të vetëm që provon se unë, Alesia Balliu, kam qenë e punësuar në shtet.

Rrogat prej 5 mijë eurosh që merrni  dhe pazaret e darkave i bëni ju me Edi Ramën”, shkruan Alesia Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb