Presidenti francez Emmanuel Macron tregoi një anë tjetër të vetes të hënën në mbrëmje .

Gjatë darkës pas samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Jerevan, presidenti francez mori mikrofonin dhe këndoi ” La Bohème” të Charles Aznavour.

Siç shihet në video, presidenti francez shoqërohej muzikalisht në këngë nga kryeministri armen Nikol Pashinyan , i cili luante në bateri .

Siç vëren Telegraph, kënga e interpretuar nga Emmanuel Macron është një baladë klasike franceze për të rinjtë e varfër.

Është një këngë e vitit 1965 e interpretuar për herë të parë nga Charles Aznavour, me tekste që flasin për artistë që kujtojnë me dashuri ditët që jetuan në varfëri gjatë periudhës bohemiane në lagjen Montmartre të Parisit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb