Këtë të mërkurë është paraqitur në GJKKO babai i reperit të njohur Noizy, Bashkim Rajku.

Mësohet se Bashkim Rajku është në GJKKO si dëshmitar në procesin që zhvillohet ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut.

Gjithashtu në GJKKO është edhe vetë Noizy. BalkanWeb dhe News24 kanë siguruar pamjet teksa ata i drejothen GJKKO-së.

Reperi i është drejtuar sallës së gjyqit ku do të përballet me Laert Haxhiun, teksa ky i fundit akuzohet se ka porositur vendosjen e tritolit te biznesi i Noizyt në Durrës. Ngjarje kjo e ndodhur disa vite më parë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: